Një furrë buke në Lezhë ka rënë pre e grabitjes nga një shtetas i mitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, ku sipas informacioneve paraprake të policisë një fëmijë 10 vjeç është paraqitur si klient.
Sipas policisë, në momentin që shitësja po i shërbente, i mituri ka marrë nga arka një shumë parash.
Ende nuk dihet sa është shuma e parave të grabitura, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.