E shtuna ka qenë një mbrëmje e magjishme për boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj, i cili u rikthye në ring pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë, teksa mbrojti titullin kampion bote në peshat e rëndë për të rinjtë në kategorinë, WBC.
Jurgen Uldedaj (14-0, 5 KO) mposhti ukrainasin Dmytro Serguta (7-2, 7 KO) në raundin e shtatë.
23-vjeçari edhe pse është pjesë e klubit Gjerman “SES Boxing”, lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar dhe është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.
VIDEO E PLOTË E DUELIT TË FITUAR NGA JURGEN ULDEDAJ