Mes 300 emrave që u përzgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është edhe një italian.
Ai është Roberto Caparrotta, italiani që prej vitesh jeton dhe aktivizohet në Shqipëri si politikan i së djathtës.
Caparrota ka mbërritur në vendin tonë si biznesmen, i mbështetur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa më pas ka kërcyer në politikë si këshilltar për sipërmarrjen i Lulzim Bashës.
“Mirënjohës dhe falenderues delegatëve që më votëbesuan. Ju premtoj se do vijoj me një angazhim serioz dhe dinjitoz”, shkroi italiani në rrjetet sociale.