BallinaKryesoreRevolucioni që përflitet në FIFA, ja sa minuta do jete ndeshja. Nese...

Revolucioni që përflitet në FIFA, ja sa minuta do jete ndeshja. Nese merr karton të verdhë…

spot_img
spot_img

FIFA është duke marrë propozime për ndryshimin e rregullave të futbollit, që sipas diskutimeve të nisura jozyrtarisht mund të ndryshojnë thelbësisht sportin më popullor në botë.

Mes propozimeve që po qarkullojnë në mediat sportive ndërkombëtare, e që as janë mohuar dhe as janë pohuar nga FIFA është edhe njëri me pesë pika.

Në pikën e parë, propozuesit kërkojnë shkurtimin nga 90 minuta në 60 minuta të një ndeshjeje. Ky propozim arsyetohet me argumentin se numri i madh i kompeticioneve po e bën të papërballueshme për shumë futbollistë, ndërsa klubet po kërkojnë gjithnjë e më shumë lojtarë rezistentë e me muskuj, duke hequr dorë nga lojtarët teknikë e që konsiderohen të dobët fizikisht. Kjo, sipas këtij propozimi po dëmton futbollin e bukur.

Pika tjetër është që lojtarët që ndëshkohen me karton të verdhë të ndëshkohen edhe me pesë minuta jashtë fushe. Sipas arsyetimit që jepet për këtë propozim, kjo do të reduktojë të ashtuquajturit faulle taktikë që pengojnë aksione të mundshme goli.

Propozimi tjetër është që rivëniet anësore të mos kryhen më me dorë, por me këmbë. Propozohet që numri i zëvendësimeve të jetë pa limit dhe të eleminohet koha shtesë, duke ndalur kronometrin në çdo ndalim loje, apo rivënieje anësore e këndore të topit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular