BallinaSportSKANDALI/ Në Angli arrestohen 2 punonjës të “Wembley”, dyshohet se kanë shitur...

SKANDALI/ Në Angli arrestohen 2 punonjës të “Wembley”, dyshohet se kanë shitur lejekalimi për shumën e madhe të parave

spot_img
spot_img

Në Angli vazhdon aksioni policor për arrestimin e tifozëve që shkaktuan trazirave në finalen e 11 korrikut ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Pas arrestimit të 50 tifozëve, kësaj radhe në pranga kanë rënë 2 stjuart të stadiumit të cilët dyshohen se kanë shitur byzylykë dhe jelekë më vlerë 4500 paund për të lejuar kalimin brenda të tifozëve pa biletë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shkroi të gjithë ngjarjet e plotë se si kishin rrjedhur gjërat deri në arrestimin e dy mashtruesve.

Të dy rojet e stadiumit kishin përdorur “Facebook-un” për të tërhequr klientë duke i joshur për të qenë të pranishëm në finale. Ajo çka i ofronin tifozëve ishin jelekë fosforeshentë të cilët i veshin vetëm stjuartët dhe byzylykë identifikues. Dy rojet kanë rënë në gjurmët e policisë dhe tani janë në pranga, teksa në Angli kjo çështje është trajtuar si skandal i vërtetë pas trazirave të shumta ditën e finales.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular