Është përfshirë nga zjarri një magazinë në rrugën ‘Hamdi Pepa’ në Tiranë ose siç njihet tregu te ‘Qyteti i nxënësve’.
Policia njofton se magazina është në pronësi të shtetasit B. A., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë grupi hetimor po mundohet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në rrugën ‘Hamdi Pepa’, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.