Nga Red Varaku
Shpesh nuk i kuptoj këta që kanë nerva të merren me sfondin estetik të hapjes së PD për ide të reja apo qëndrime të reja, për raportin e saj me intelektualët etj, në kushtet kur demokracia shqiptare rrezikon të asgjësohet totalisht .
PD nuk është se ka vuajtur as për ide moderne dhe as për qëndrime politike. Idetë e saj me ligjin anti-mafia për rivendosjen e rendit publik, idetë e saj anti-oligarki për zhvillimin ekonomik, idetë e saj anti-monopol për shëndetësinë dhe arsimin, vizioni i saj për politikën tonë të jashtme janë dhe mbeten e vetmja zgjidhje për shqiptarët.
Ndërsa qëndrimet e saj të vendosura dhe të palëkundura përballë presionit dhe shantazhit nderkombëtar, dëshmojnë që ajo mbetet mbrojtësja dhe garantja më e denjë dhe e palëkundur e interesave tona kombëtare.
Qëndrimi kundër ndarjes se Kosovës dhe kundër projektit Rama-Vuçiç të minischengen, tregon se ajo ka një qëndrim parimor dhe jo servil në raport me ndërkombëtarët , pavarësisht kostove, siç ishte rasti i kërcënimit të saj me shpalljen si organizatë terroriste.
PD ka djegur mandatet duke hequr dorë nga privilegjet e pushtetit dhe ka bojkotuar zgjedhjet si akt i pastër refuzimi i qenurit një opozitë fasadë për këtë regjim. Akte të jashtëzakonshme në kuadër te ndergjegjesimit për rrezikun e instalimit te këtij regjimi.
Akte të jashtëzakonshme për parandalimin e rivendosjes së hegjemonise serbe në rajon permes paktit Rama-Vuçiç, sepse i vetmi njeri që po e bën të mundur realizimin e këtij plani është vetëm Edi Rama.
PD ka prezantuar nje program politik të djathtë të jashtëzakonshëm, që adresonte te gjitha problemet e realitetit shqiptar, një program që do rikthente energji dhe shpresë.
Kjo rezistencë në dëm të interesave të saj për pushtetin , PD dhe demokratëve i duhet njohur si asgjë tjetër . Kjo jo vetëm se i bën mirë shoqërisë, por sepse PD sot është një formacion politik që po përballet dhëmb pêr dhëmb me armikun më të madh të demokracisë dhe njerëzimit, George Soros.
Ndaj , PD nuk ka pse te kompleksohet me teza makiazhi estetik dhe politik, që në fakt e morën dhe përgjigjen e prerë nga vota e një supermazhorance nga ana e demokratëve.
Problemi i PD nuk kanë qene kurre qendrimet apo idete politike dhe aq më tepër raporti i saj me intelektualët, përkundrazi është bërë me “intelektuale” seç duhet përballë një bande që njeh dhe kupton vetëm gjuhën e dhunës.
Ne 2017 ka pasur platformen politike me avantgarde dhe listën të mbushur me akademikë dhe profesorë të nderuar, dhe sërish zgjedhjet u grabitën siç treguan dhe përgjimet.
Sigurisht ka nevojë per riparime, sepse sidoqoftë ka dhe qasje të konsumuara që janë në vartësi të realitetit politik, por në mënyrë kategorike, ajo nuk ka nevojë për ndryshim kursi, idesh apo qëndrimesh!
Ajo ka nevojë vetëm për një ristrukturim radikal energjish, ku në ballë të vendosen qëndrestarët e palëkundur, luftëtarët energjikë të gatshëm për beteja, në mënyrë që t’i rezistojë presionit dhe shantazhit mafiozo-politik kundër saj.