Autobusi me targa të Kosovës doli sot nga rruga në një autostradë në Kroaci duke lënë pas 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
E kthyer në një kasaphanë të vërtetë, sipas dëshmitarëve që treguan se fusha në të cilën u rrëzua autobusi ishte mbushur me viktima, identifikimi i këtyre të fundit nuk ishte fort i lehtë.
Disa orë pas tragjedisë policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.
“Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata mbërritën në spital pasditen e së dielës për të identifikuar të dashurit e tyre.”-shkruajnë mediat kroate.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën “ditë zie”, në nder të viktimave të tragjedisë në Kroaci.