BallinaKryesoreSi duhet të vinte pluralizmi? Zbulohet dokumenti i '91-it i Ramiz Alisë

Si duhet të vinte pluralizmi? Zbulohet dokumenti i ’91-it i Ramiz Alisë

spot_img
spot_img

Kreu i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi ka zbuluar një dokument të vitit 1991, kur Partia e Punës në grahmat e fundit të pushtetit të saj shprehej po “pluralizmit” politik por e kërkonte atë pa dëmtuar “unitetin popull-parti”.

“E duam pluralizmin, por nuk e duam kështu, të na dëmtojnë unitetin, të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve apo të kritikohet komandanti! Kjo ishte fryma dominuese e debatit në Byro Politike në javën e dytë të janarit 1991, një muaj pas pluralizmit, kohë kur PPSH nxori dekretin për mbrojtjen e busteve/emrit/shtatoreve të Hoxhës dhe kur i kërkoi pakt politik opozitës për ndalimin e grevave, referendum për shtyrjen e zgjedhjeve dhe disa çështje të tjera, të cilat shumë shpejt do të jenë publike përmes referimit dokumentar e studimeve për këto zhvillime”, shkruan Krasniqi.

Analisti shpjegon se dokumenti bashkëngjitur është faqja e parë e draftit të marrëveshjes së propozuar nga PPSH, shkrimi dhe shënimet janë origjinale nga arkivi personal i Ramiz Alisë.

Si duhet të vinte pluralizmi? Zbulohet dokumenti i '91-it i Ramiz

“Gjysma e paktit u arrit, gjysma jo. Faqja e parë i përket propozimeve që nuk patën sukses! E dyta është më interesante! Disa detaje të tjera interesante, – asnjë referim në Kushtetutë apo ligj, asnjë referim në një detyrim ndërkombëtar (Shqipëria ishte vëzhguese në KSBE), ka koncepte populiste dhe minimaliste demokratike dhe fraza të ngarkuara që tentojnë ta paraqesin interesin e mbijetesës së regjimit si interes jetik kombëtar, për “unitetin”, “stabilitetin”, “zhdukjen e çdo mosmarrëveshjeje”, etj, etj”, thotë më tej Krasniqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular