Banorët e fshatit Dardhë në Librazhd janë përfshirë nga paniku pas një ngjarje të rëndë të regjistruar pasditen e sotme. Një 30-vjeçar, është gjetur i vetëvarur në një pemë afër banesës së tij.
Ai është gjetur rreth orës 17:40 nga familjarët e tij. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për të gjetur shkaqet që kanë çuar të riun drejt aktit ekstrem.
Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.