Kim Kardashian ka festuar 40-vjetorin. Ajo ka publikur në rrjetin social Instagram disa foto të nxehta me bikini.
“U ktheva në ishullin tim të mrekullueshëm”, shkrun Kardashian.
Ylli i “Keeping up with the Kardashian“, Kim ka pozuar me bikini në mes të detit.
Bukuroshja shihet e veshur me bikini lëkure në ngjyrë “gold” e në pah ka vendosur format trupore.
Ajo e ka kompletuar pamjen me një kapele kauboj që i qëndron mjaft mirë me bikinit e veshura.
Kohët e fundit Kardashian është parë me ish-partnerin reperin Kayne West.
Mediat rozë kanë aluduar se dyshja është kthyer sërish me njeri-tjetrin pasi kohët e fundit që janë parë bashkë, dukeshin mjaft të lumtur./