BallinaAktualitetLetra e Zenel Hoxhës për Johson, Parlamenti Britanik nis shqyrtimin për aministrinë....

Letra e Zenel Hoxhës për Johson, Parlamenti Britanik nis shqyrtimin për aministrinë. Kreu i Dhomës Britanike kundër marrëveshja Çuçi-Patel

spot_img
spot_img

Parlamenti britanik ka nisur shqyrtimin e një kërkese, të komunitetit shqiptar atje, për një amnisti lidhur me legalizimin e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në Britaninë e Madhe.
Lajmin e jep Presidenti i Dhomes së Tregtisë Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha teksa shkruan: -“Parlamenti Britanik mori në shqyrtim për të debatuar në seancë plenare, peticionin si edhe kerkesat tona të vazhueshme për të amnistuar të gjithë refugjatët e pa regjistruar në Britaninë e Madhe. Më poshtë është letra qe kam marrë prej tyre. Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në fitore, si një e drejtë humane e merituar nga të gjithë ata qe prej vitesh vuajnë”.
Kreu i Dhomës Britanike e Tregëtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha thote se mund të përfitojnë më shumë se 50 mijë qytetarë shqiptarë, që ende nuk janë pajisur me dokumente.  Presidenti i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha, komenton nismën e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, për amnistimin e emigrantëve të paligjshëm. Zoti Hoxha tha se çështja është marrë në shqyrtim nga Kuvendi në Britaninë e Madhe, dhe synohet që të amnistohen të gjithë emigrantët që nuk kanë qenë deri më tani të regjistruar, për shkak të kostove shumë të larta të konsulencës ligjore.
“Problemi ynë nisi me faktin per personat që mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe sistemi tashmë është bërë dhe më i vështirë, konsulenca ligjore është shumë e shtrenjtë.
Ata janë të varfër, nuk kanë mundësi, 80% e tyre nuk kanë arritur të ndjekin procedurën për shkak se nuk kanë mundësi që të paguajnë konsulencën ligjore. Në dëgjesën në parlament, u fol dhe për mundësinë që këta persona të kenë trajtim shëndetësor apo social.
Ne e dimë se veçanërisht të rinjtë që nuk kanë mundësi që të punojnë i drejtohen krimit, shqetësime të tilla na vijnë dhe nga bashkëatdhetarët tanë, të cilët kanë përfunduar në rrjetet e krimit, një pjesë e të cilëve vuajnë dënimin në burgje, apo janë në pritje të dëbimit në Shqipëri.
Po synojmë që të sinkronizojmë përpjekjet tona, në mënyrë që Britania të legalizojë një pjesë të emigrantëve duke i klasifikuar. Së pari mund të pajisen me dokumente të gjithë ata që jetojnë prej 10 vitesh në Britani, dhe fëmijët e tyre, e rëndësishme është që të nisë si proces.
Pati diskutime të shumta, dhe pjesa më e madhe e deputetëve u shpreh pro kërkesës sonë, Britania e Madhe duhet të plotësojë kërkesat për të drejtat e njeriut. Politika ndonjëherë bën kalimin në ekses të demokracisë, duke bërë të mundur shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha z.Hoxha.
I pyetur nëse mund të bëjë diçka Tirana zyrtare për avancimin e kësaj kërkese të komunitetit shqiptar, Hoxha la të kuptohej se jo, ndërsa dënoi marrëveshjen e fundit që u nënshkrua mes dy ministrave të brendshëm të dy vendeve.

“Na thanë që kërkesa sonë duhet të ishte më specifike, por ne themi që kërkesa jonë është që të amnistohen të gjithë personat që jetojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Edhe marrëveshja e fundit e nënshkruar nga Bledi Çuçi dhe ministrja britanike është në shkelje me të drejtat e emigrantëve që jetojnë atje. Shqipëria duhet të punojë për ta bërë vendin më të jetueshëm për qytetarët e saj”, u shpreh më tej Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular