BallinaAktualitet"M'u duk si ëndërr"/ Flet pasagjeri që ishte në gjumë gjatë aksidentit:...

“M’u duk si ëndërr”/ Flet pasagjeri që ishte në gjumë gjatë aksidentit: Doja të ndihmoja, por disa kishin vdekur

spot_img
spot_img

Dëshmitë rrëqethëse nga aksidenti tragjik në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, vijojnë ende. 10 shtetas kosovarë humbën jetën pasi autobusi doli nga rruga, ndërkohë që dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një prej pasagjerëve që ndodheshin brenda autobusit ka dhënë versionin e tij mbi atë që përjetoi.

Drilon Muji tha se ai po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar të atin për disa ditë në Gjermani. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.

Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore dhe askujt nuk ja merrte mendja se do të përjetonin ditën më të tmerrshme në jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular