OSBE-ODHIR ka vërejtur në raportin final se qeveria përdori krimin për të blerë zgjedhjet dhe se partia në pushtet keqpërdori burimet shtetërore në favor të vjedhjes së zgjedhjeve.
‘Partia në pushtet përdori një seri avantazhesh përmes kontrollit të pushtetit qendror dhe lokal duke keqpërdorur burimet shtetërore
Raporti final i OSBE-ODHIR ka nxjerrë në pah edhe të gjithë akuzat e opozitës në lidhje me kapjen e zgjedhjeve nga bandat të promovuara nga qeveria.
Sipas raportit në Shkodër në disa qendra votimi u vu re prania e disa grupeve të të rinjve të cilët kontrollonin zonën.
‘Në disa qendra votimi u vu re prania e grupeve të të rinjve të cilët duket se e “kontrollonin zonën”
Në Shkodër u regjistruan disa raste të shpërndarjes së parave në afërsi të qendrave të votimit.’