Në rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndër të tjera theksohet edhe presioni ndaj votuesve, duke kërkuar nga shteti që të parandalohet çdo formë e tillë për të zbuluar votën e qytetarëve.
Po ashtu, OSBE kërkon nga autoritetet e zbatimit të ligjit se duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës.
“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje”, thuhet ne raport.
REKOMANDIMET PRIORITARE
-
- Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për t’i adresuar ODIHR-it dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe duhet të realizohet mirë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
- Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për të zbuluar se si kanë votuar qytetarët duhet të parandalohen.
- Autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti për blerje votash ose presioni.
- Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje.
- Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhorë me synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajmet e transmetuara.