BallinaKryesoreVazhdon përplasja qeveri- OSBE, pse nuk po del raporti për zgjedhjet

Vazhdon përplasja qeveri- OSBE, pse nuk po del raporti për zgjedhjet

spot_img
spot_img

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga zgjedhjet, raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet nuk është publikuar.

Por sot, në një rast të paprecedentë, OSBE publikoi vetëm një njoftim, sipas të cilit është publikuar raporti.

Megjithatë në link nuk kishte asnjë raport. Edhe pse njoftimi u bë që në mesditë, akoma nuk është publikuar raporti final.

Burime të Syri TV thanë se ka një përplasje mes qeverisë së Edi Ramës me OSBE për raportin.

Qeveria kërkon të bëhen modifikime në raport. Më herët, OSBE deklaroi se zgjedhjet u shoqëruan nga probleme të tilla si blerja e votave dhe përdorimi i makinerisë shtetërore nga partia në pushtet. Po ashtu ka pasur shqetësim për skandalin e patronazhistëve.

Burime thonë se raporti ka mbërritur në Tiranë që të premten, por një palë la shprehur objeksion.

Nga PD thonë se nuk kanë objeksione, çka lë të hapur opsionin që e pakënaqur ka mbetur qeveria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular