BallinaBotaKthesa e SHBA/Maska në ambientet e mbyllura edhe për të vaksinuarit

Kthesa e SHBA/Maska në ambientet e mbyllura edhe për të vaksinuarit

spot_img

Autoritetet amerikane pritet që të bëjnë me detyrim mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura edhe për personat e vaksinuar.

Agjencia Reuters thotë se Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve pritet që ta rekomandojë këtë masë së shpejti, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e rasteve të shtuara me variantin Delta të Covid.

Në maj, e njëjta agjenci hoqi rekomandimin e maskave në ambiente të mbyllura për të vaksinuarit.

SHBA po përballen me një rritje të fortë të numrit të rasteve të reja me COVD-19. Në 48 nga 50 shtetet ka patur një rritje prej 10 për qind, ose më shumë të infeksioneve javën e fundit. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të reja gati është katërfishuar në korrik, nga rreth 13,000 raste në ditë në më shumë se 50,000 aktualisht.

Anthony Fauci deklaroi të dielën se SHBA “po shkojnë në drejtimin e gabuar”, duke nënkuptuar se duheshin ashpërsuar masat kufizuese.

“Ne po e vëmë veten në rrezik,” tha Fauci, këshilltari kryesor për shëndetësinë i Presidentit Joe Biden. Ai tha se njerëzit e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe nga varianti Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në SHBA me më shumë se 80 për qind që nga mesi i prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular