BallinaAktualitetPolicët qesharakë/Video skandaloze jo për atë arsye që e mendoni

Policët qesharakë/Video skandaloze jo për atë arsye që e mendoni

spot_img

Videoja e bërë virale, ku shihet një aksion pa rezultat i policisë, të cilëve u shpëton nga ndalimi një makinë me xhama të zinj që dyshohej se mbante brenda lëndë narkotike, nuk është skandaloze vetëm për arsyen që është komentuar sot gjatë gjithë ditës. Në mbarë mediat u komentua sot dhuna e shproporcionuar që ata ushtruan mbi gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtrinë në tokë dhe tentuan t’i rrëmbenin celularin.

Por sjellja prej bashibozuku jo profesionist nuk duket vetëm këtu. Eshtë mirë të shikohen një nga një videot për të kuptuar profesionalitetin me të cilin veprojnë uniformat blu. Në videon e parë poshtë, duken pamjet se si ata ndalojnë veturën e dyshuar të Altin Gegës . I vërsulen asaj pa pikë profesionalizmi, tentojnë të hapin me forcë derën e mbyllur nga brenda dhe përdorin një fjalor rruge ndaj shoferit që mund të nxisë edhe protestat e organizatave LGBT. Edhe më qesharak është reagimi kur shoferi u largohet dhe policët mbeten si hunj.

Lojtës Videosh

Por ashtu sikurse duket në pamjet pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë ku po ndodhte ngjarja u gjend rastësisht edhe një makinë e News 24. Gazetarët ndaluan dhe filluan të filmojnë. Pikërisht një gjë e tillë është e palejueshme në shtetin e propagandës. Pasi i iku i dyshuari policët sulen mbi gazetarin, e shtrijnë përtokë dhe i marrin celularin ku ai kishte fiksuar pamjet e amatorizmit të tyre (video poshtë).

Pasi kryejnë një zinxhir gafash duke ushtruar dhunë edhe mbi banorët përreth vendit të ngjarjes dhe kur pa se u bë zhurmë e madhe, policia u dha mediave një njoftim se ajo nuk e dinte që kishte kapur një gazetar dhe se kishte ushtruar dhunë ndaj atij që po ushtronte profesionin e vet.

Por ky episod ka disa probleme. E para në video duket kolegia Klodiana Lala e cila i njofton policët që Gjencaj është gazetar. E dyta edhe po të mos ishte gazetar, por thjesht një qytetar, a duhej masakruar? A kishte faj ai që rastisi të fiksonte me celularin e tij një gafë amatoreske të disa policëve të paaftë?

Pra, skandali në këtë histori me video nuk është dhuna e ushtruar ndaj Gjencajt, por fakti se edhe në mendjet e policeve të thjeshtë është fiksuar ideja e shtetit të propagandës se e vërteta duhet fshehur qoftë edhe me dhunë.

Natyrisht, ashtu sikurse imagjinohej, shoferi që i iku policisë do të kapej më pas, gjë që nuk ishte e vështirë…por kjo histori e shëmtuar nxorri në pah tre gjëra, paaftësinë e policëve që pamë në veprim, gjuhën e tyre në aksion, të ngjashme me atë të përgjimeve nga Dibra që publikoi gjermania “Bild” dhe së fundi alergjinë e organeve shtetërore nga transparenca. Të gjitha këto sëbashku janë në vetvete mëkate shumë më të mëdha sesa dhuna e papërligjur ndaj kolegut tonë.

©Lapsi.al 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular