Për poetin Bardhyl Londo, zgjedhjet e 25 prillit janë të manipuluara nga Partia Socialiste dhe këtë sipas tij, e vërteton edhe raporti i OSBE/ODIHR me gjithë gjuhën diplomatike të tij.
Poeti Bardhyl Londo i zgjedhur edhe këtë herë si pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, thotë se Basha frymëzoi demokratët në fushatë, ama s’mundi të bënte të njëjtën gjë me elektoratin gri.
Londo komentoi zhvillimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së ku veçoi tendencën e Mark Markut për t’i thënë gjërat troç.
Intlektuali Londo ndalet edhe tek shpallja non-grata e Sali Berishës, për të cilën tha se përderisa s’ka prova, nuk shikon asnjë pengesë për të qenë pjesë e politikës
Sa i përket ftesës së Kryeministrit Rama për bashkëqeverisje me PD-në, Londo përgjigjet: Imagjino ç’do bëhet në këtë vend.