BallinaAktualitetBerisha: Ftoj Blinken të ndikojë te Rama që të votohet në Kuvend...

Berisha: Ftoj Blinken të ndikojë te Rama që të votohet në Kuvend ligji i Vettingut të politikanëve

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ditën e sotme ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me kërkesën e saj për mos futjen e tij në Kuvendin e ardhshëm.

Berisha në përgjigje ka kërkuar edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit që të ndikojë tek Edi Rama që të votohet në parlament ligjin e Vettingut të politikanëve.

Berisha shton se në këtë kontekst shprehja e saj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të cilët citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë.

Berisha: E ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojmë ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe. Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East Ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim. Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar, por transparence!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular