Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të ketë një takim në ora 13:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas burimeve mësohet se diplomatja Kim pritet të shkojë në selinë e PD-së e ku në fokus të bisedimeve pritet të jetë aksioni politik i opozitës.
Një takim i tillë vjen pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit
Herën e fundit, Kim ishte në selinë e PD-së në kohën kur shoqëronte zyrtarin e lartë të DASH, Philip Reeker.