BallinaAktualitetDjegia e plehrave në Fier, reagon Basha: Kemi depozituar në SPAK faktet,...

Djegia e plehrave në Fier, reagon Basha: Kemi depozituar në SPAK faktet, po helmohen fëmijët, është koha për të ngritur zërin!

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për djegien e mbetjeve urbane në Fier.

Nëpërmjet një serie statusesh në “Twitter“, kreu i PD, shkruan se kjo katastrofë po helmon fëmijët.c Ai nënvizon se PD ka depozituar në SPAK faktet, si dhe shton se është koha për të ngritur zërin, për veten, shëndetin, e familjet tona.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E solli një skemë kriminale si në Durrësin e Kavajës.Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që duhet të justifikohen më pas faqeve të majme të inceneratorëve me aksionerë mafianë dhe qeveritarët e korruptuar.

Viktimat janë njerëz që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorët. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipëria: pa të drejta, pa liri, pa të vërtetë. Prandaj shkel ligjet, pasurohet dukë vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk kupton.

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për shëndetin dhe familjen tuaj. Për taksat ju të vjedhni dhe të dëshironi të dhunoni

foto galeri foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular