I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, ambasadori Agim Nesho, ka komentuar kërkesën e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, drejtuar Lulzim Bashës, që të distancohet nga Sali Berisha në nisjen e sesionit të ri parlamentar
Ai është shprehur se ambasadorët kanë punën e tyre teksa shton se nuk duhet t’u japim hapësira që të prekin sovranitetin e institucioneve të caktuara.
Më tej shton se kryefjala e problematikës në Shqipëri është kapja e shtetit nga Rama.
“Ambasadorët kanë punën e tyre. Ne u japim hapësira që në shumë raste duket që prekin sovranitetin e institucioneve të caktuara. Në këtë kuptim kjo ka sjellë një konfuzion. Është mirë që institucionet e vendit të zgjidhin detyrat e tyre. Këto janë problem tepër sensitive. Kryefjala e problematikës në Shqipëri është pikërisht kapja e shtetit nga Rama
Në këtë kuptim mendoj se do të jetë në shërbim të demokracisë, në shërbim të uljes së tensionit të polarizimit politik, të mos përceptimit, nga presionet që mund të bëhen që edhe ndërkombëtarët, me gjithë bonusin e tyre që kanë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie solide shqiptare që t’i bashkohet bushtit euroatlantik të kapen pas çështjeve kryesore.
Basha është një lider që rritet nga dita në ditë, është i aftë të marrë vendimet e tij dhe duket që ka një integritet. Mendime e PD, janë çështje të vendimeve të saj. Asnjëri nga ne që diskuton si analist nuk mund të futemi se cilat janë vendimet e drejta të një partie politike e cila ka rolin e saj. Në lidhje me shprehjen mendoj se ishte e pagjetur. Shprehje të tilla shkojnë nga figura të diktatorit. Kur përmenden shprehje që nuk shkojnë për shtat, me personazhet kryesore, duhet të jemi më të matur në përdorimin e tyre.”