Nga Arlind Hoxha
Kush e do më shumë Shqipërinë Sali Berisha apo George Sorros? nga Arlind Hoxha
Sali Berisha sot është në “luftë” por jo me SHBA-në, pasi mjafton ti hedhësh një sy rrjeteve të tij sociale dhe çdo ditë gjenë postime me zyrtarë të shtetit Amerikan nga Senatorë, Sekretarë të Shtetit deri tek Ish-presidentë apo dhe me presidentin aktual si ai Joe Biden.
Sot lufta e tij më e madhe është me George Sorros multimiliarderin Hungarezo-Izraelit.
Le të kthehemi në retrospektive, kush është Sali Berisha dhe cilat janë qëndrimet që ai ka mbajtur në raport me interesat kombëtare dhe politikat kundrejt Shtetit Amerikan gjatë periudhës kur ka ushtruar poste drejtuese?!
Në vitet 90’ Berisha ishte një ndër liderët që udhëhoqi vendin drejt demokratizimit dhe proceseve demokratike.
Berisha është lideri i parë Shqipëtar që ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, duke takuar
Presidentin e SHBA-ve dhe duke e rreshtuar Shqipërinë nga një vend ish-komunist në një vend pro amerikan.
Në Maj të vitit 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.
Në vitin 1999 u rreshtua haptazi kundër planit për “faljen e Kosovës “ dhe heqjen e kufijve të Ballkanit.
Berisha ishte po ai që udhëhoqi Shqipërinë drejt anëtarësimit në Nato në vitin 2008-të.
Gjatë qeverisjes së Berishës për herë të parë dhe të vetme, një president i Amerikës vizitoi Shqipërinë.
Politikat favorizuese dhe harmonizimi i ligjeve krijoj një klimë të ngrohtë për investimet Amerikane në Shqipëri si dhe aprovoj i pari projektin për krijimin e bazave ushtarake Amerikane në vendin tonë.
Ish-kryeministri Berisha ka goditur politikat e ndjekura nga Sorrosi duke u rreshtuar si kundërshtar i tij që nga 1997 dhe në vazhdim.
Po kush është George Sorros dhe si ka arritur të kap çdo pushtet në Shqipëri?!
Gerorge Sorros është filantrop me origjinë Hungarezo-Izraelite që është shpallur ‘nongrata’ dhe nga vendi i tij Hungaria apo dhe nga vende të tjera si Anglia etj.
Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”.
Sorros financon një rrjet global bashkëpunëtorësh, të cilët e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë civilë ose aktivistë të të drejtave të njeriut, por për hirë të së vërtetës ata janë thjeshtë agjentët e tij. Ai gjithashtu i drejton si marioneta politikanë të rëndësishëm dhe me ndikim.
Qëllimi i tij është t’u vjedhë popujve të tërë identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar, të skllavërojë vende të tëra dhe t’i detyrojë të qëndrojnë në skllavëri të përjetshme.
Me spekulimet e tij ai ka zhytur tashmë miliona vetë në katastrofë.
Miliarderi, në fund të viteve 80-të çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.
Në Shqipëri në vitin 1997-të, George Soros, themeloi dhe mbështeti gazetën “Koha Jonë”, e cila lëshonte thirrje të njëpasnjëshme për ngritje kundër qeverisë së asokohshme Berisha, duke inkurajuar një grup komunistësh dhe Partinë Socialiste të realizonin një grusht shteti, duke rrëzuar kështu një qeveri të moderuar (për vendin dhe për kohën).
Në ditën e sotme numërohen rreth 30 organizata që financohen nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur” e Gerorge Sorros dhe ajo që bie në sy është financimi i “ Lëvizjes Mjaft “ që ka nxjerr elitën e re politike dhe drejtuese aktuale të vendit si Veliaj, Spiropali, Mazniku etj.
Reforma kushtetuese u ideua dhe u konceptua nga Fondacioni Soros në Tiranë. Për këtë qëllim, Fondacioni hartoi, që në vitin 2013-të, një plan të qartë strategjik, ku planifikoheshin të gjitha hapat e nevojshëm teknik dhe politik që duhet të ndërmerreshin për të realizuar reformimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Kaq mjafton për të kuptuar se Sorros sot zotëron disa pushtete të rëndësishme si Ekzekutivi, Gjyqësori dhe një pjesë të mirë të legjislativit, gjithashtu dhe shumë mekanizma si organizata, shoqëri civile dhe një pjesë të medias.
Sorrosi këtë pushtet e përdor për interesa personal dhe çdo ditë e më shumë tenton të zbeh identitetin kombëtar të Shqipërisë, pasi është ideatori dhe i ndarjes së Kosovës apo dhe “ MiniShengenit” Ballkanik me 3 miqtë e tij Vuçiç-Rama-Zaev.
Përgjigjjen e pyetjes se “kush e do më shumë Shqipërinë, Berisha apo Sorros e gjeni në librat e historisë jo në propagandën e sllavëve që mbrojnë padronin.