BallinaAktualitetNuk i priti në takim, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit ministren...

Nuk i priti në takim, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit ministren e Kulturës: Do të ngremë çadra derisa SPAK…

spot_img
spot_img

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në padi penale ndaj minsitres së Kulturës, Elva Margariti, pas refuzimit për t’i pritur në zyrë dhe për mos zbatim, sipas tyre, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Pas depozitimit të këtij kallëzimit, përfaqësuesit e Aleancës paralajmëruan përshkallëzim të protestave të tyre.

Ata parlajmëruan vendosje e disa çadrave në shenjë proteste përpara godinës së SPAK derisa të jepet një përgjigje ndaj padive që ato kanë depozituar për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“SPAK duhet të lëvizi pas në të kundërtën do të na ketë ditë e natë këtu”, tha Edmond Budina.

Më 28 korrik, përfaqësuesit e Aleancës kërkuan një takim me ministren e Kulturës, por ato nuk u lejuan, duke pasur edhe tensione mes palëve. Ata kërkonin që Minsitria të nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të teatrit nga bashkia te ministria. Përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin akuzojnë se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e ministrisë së Kulturës për të bërë depozitimin e kërkesës dhe se asnjë punonjës nuk doli që t’i priste.

Por ky veprim i tyre pati edhe një reagim nga ana e ministres së Kulturës, Elva Margariti që shprehur keqardhjen për mënyrën se po vepronin përfaqësuesit e kësaj Aleance.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular