BallinaKryesoreAlergjitë nga pickimet në rritje, mjekja: Disa lloje janë fatale, trajtimi emergjent,...

Alergjitë nga pickimet në rritje, mjekja: Disa lloje janë fatale, trajtimi emergjent, ultrakorteni

spot_img
spot_img

Një pickim sado i vogël në dukje nga insektet apo nga ndonjë kafshë ujore nuk duhet neglizhuar kurrsesi pasi mund të provokojë reaksione të forta alergjike e deri në humbje jete.

Dr. Violeta Dajçi mjeke dermatologe në shërbimin e dermatologjisë në QSUT thotë se gjatë muajit korrik ka pasur një shtim të ndjeshëm të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga pickimet ku një pjesë e tyre kanë qenë urgjenca shëndetësore me komplikacione.

Mjekja këshillon që sa herë të marrin rrugën drejt detit apo malit për të pushuar të kemi me vete edhe disa doza ultrakorten, medikament ky që vlerësohet nga ekspertët si mbrojtja më e mirë emergjente ndaj reaksioneve alergjike nga pickimet.

Për format më të lehta të pickimeve ekzistojnë edhe pomada me përbërje kortizoni, pa efekte anësore nëse përdoren në doza të vogla ndërsa për klinikat më të rënda duhet kërkuar gjithmonë vlerësimi i mjekut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular