BallinaAktualitet"Le të më vrasin mua, do i shkoj për ngushëllim"/ Vrau kushëririn...

“Le të më vrasin mua, do i shkoj për ngushëllim”/ Vrau kushëririn për tokën, vëllai i Romeo Hasallës kërkon mëshirë

Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykatës së Lushnjes.

Në seancën e sotme, trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë, “arrest me burg”. Kastrioti ka pohuar autorësinë e vrasjes para trupës gjykuese dhe ka kërkuar që të mos mbahen në burg vëllai dhe djali i tij, duke u shprehur se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasje. Po ashtu ai është justifikuar me faktin se vrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Jashtë  seancës, në një komunikim për mediat, vëllai i tij Jonus Hasalla ka deklaruar se kërkon mëshirë për të, ndërsa shtoi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim edhe nëse ata do e vrasin.

“Dua mëshirë jo me burgim të përjetshëm por edhe pala tjetër e ka viktimën sepse dhe ai u fut në dhe djalë i ri dhe ai. Edhe ai bir nëne është ka lënë një fëmijë dhe një grua dhe se dëshiroj kurrë që të shkonte në atë fazë po kjo punë arriti. I tremben hakmarrjes se çfarë nuk bën vaki. Unë nuk e di se kur do të vijë vdekja se po ta dija do thoja hajde më merr mua. ”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular