Është vënë në pranga, mashtruesja Luli Makashi, e cila së bashku me të bijën e saj, i kanë zhatur në kohë të ndryshme 18 deri në 20 mijë euro 27 qytetarëve, me premtimin se do t`i çonin në Kanada me viza punësimi.
E arrestuara, zotëronte shoqërinë ‘ANDE-LM’ në Tiranë, ku premtonte punësim dhe studim në Kanada, Australi dhe Angli.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë,” njofton policia.