Një 67-vjeçar është gjetur i vetëvarur mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Kristo Guri, i cili ishte raportuar i humbur nga familja rreth një javë më parë. Familjarët bëjnë me dije se 67-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka dyshohet të jetë bërë edhe shkaku i ngjarjes së rëndë.
Njoftimii policisë:
Sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.