Një çift bashkëshortësh është plagosur sonte në Kamëz.
Një person ende i paidentifikuar ka plagosur Preng Palucën, rreth 50 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe. Të dy ndodhen në spital, ndërsa gjendja e burrit është më e rëndë.
Sipas burimeve, policia është duke verifikuar dhe marrë të dhëna për ndonjë hakmarrje të vjetër, si pistë për ngjarjen.
Nga verifikimet paraprake, çifti nuk ka pasur sherre momentale, çka ka ngritur dyshime për një ngjarje të organizuar.