Një ngjarje horror është raportuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuçi plastike. Sipas mediave greke, skeleti ishte në gjendje mumifikimi në fuqinë plastike, ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari, i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.
Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur. Viktima ishte baba i dy fëmijëve. Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë. Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.