Lajm i trishtë për klubin e Tiranës dhe jo vetëm, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ish-futbollisti Remzi Bulku. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.
NJOFTIM I KLUBIT TË TIRANËS –
“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin. #prehunëpaqeRemziBulku”.