Deputeti i zgjedhur PD, Belind Këlliçi ka denoncuar se tek Garda e Republikës do të hiqen 4 institucione për të bërë një hotel me 14 kate.

Këllici thotë se kjo është tallja e radhës me qytetarët pasi kryebashkiaku Veliaj do të betonizojë me çdo kusht parkun e liqenit.

Ai thotë se tashmë do të hiqen Garda e Republikvs, Policia Shkencore, Vetingu i Policisë dhe Autoriteti i Dosjeve për t’u bërë 14 kate beton me lejen e Veliajt.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Të gjithë e mbajnë mend se si erdhi Erion Veliaj në krye të bashkisë Tiranë 6 vite më parë. Me premtimin e tij të famshëm për zero leje ndërtimi dhe për faktin se ai donte të mbahej mend si i vetmi kryetar bashkie që do të ndërtonte më shumë parqe e lulishte në kryeqytet. Të gjithë e mbani mend një reformë të ashtuquajtur “Reformën e Gardës së Republikës” që ka nisur në vitin 2013 dhe qytetarët shpesh pyesin çfarë është kjo reformë, çfarë është ky plan. Ky plan u konkretizua pikërisht  në vitin 2015 me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë. Erion Veliaj i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar puashtin korruptiv të shefit të tij Edi Rama. Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve, po e themi edhe njëherë me një premtim: zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte. Ky rezultoi të ishte mashtrimi më i madh dhe i paskrupullt që u bë plot 1 milionë banorëve të kryeqytetit të Tiranës. 1400 metra katrorë është një felë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit. Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh. Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë. Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë? Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte? Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative? Absolutisht jo! Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit Për më shumë ajër, për më shumë oksigjen, për më shumë gjelbërim e rekreacion sepse ortakët presin lejet e ndërtimit, presin lejen e tij, duan truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet apartamentet mund të shumë shumë shtrenjt, hapsirat mund të jepen me qere me çmime marramendëse. Prandaj është Erion veliaj në krye të bashkisë Tiranë që ta kuptojnë qytetarët.Për të hedhur firmën sepse atë zanat ka. Ju e keni parqë se si ai e fton median kur mbjell një pemë, me një fidanë dorë dhe 100 kamera dhe aparate fotografike në një  qytet ku mbillet beton dhe kulla. Unë e kuptoj që mbjellja e një peme është me të vërtetë sensacion dhe përbën lajm në një qytet ku çdo ditë betonizohet çdo lagje e këtij qyteti dhe çdo hapësire publike. Ky lavazh truri duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kjo tallje me inteligjencën e qytetarëve duhet të marrë fund sa më shpejt. Që ta kuptoni realitetin ja ku i keni pemët e Erion veliajt. Kanë shkuar tashmë 9-të kate të larta pemët, ja ku e keni pyllin orbital që do të  ndërtojë Erion veliaj plot 14 kate beton.