BallinaAktualitetInfektime të reja dhe 1 jetë e humbur nga COVID 19, MSH...

Infektime të reja dhe 1 jetë e humbur nga COVID 19, MSH bën bilancin e 24 orëve të fundit

spot_img
spot_img

Janë rritur sërish rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit rezultojnë 379 të infektuar, ndërsa është shënuar edhe një humbje jete. 

NJOFTIMI 

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         379
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       38
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 5,339

Testime totale             952,866
Raste pozitive             135,140
Raste të shëruara       130,588
Raste Aktive                    2,091
Humbje jete                     2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             767
Shkodër          271
Fier                  215
Vlorë               194
Elbasan           161
Lezhë              129
Durrës             122
Berat               71
Gjirokastër       58
Kukës              43
Korçë               40
Dibër                 19

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular