BallinaAktualitet"Në Fier gëlon mafia"! Petro Koçi nuk ndalet: Vazhdon zgjatja e duarve...

“Në Fier gëlon mafia”! Petro Koçi nuk ndalet: Vazhdon zgjatja e duarve në financat publike

spot_img
spot_img

“Lufta brenda llojit” duket se rinisi sërish, po i njëjti që i ndezi “flakët” ka reaguar sërish Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë, pasuar denoncimeve të bëra në SPAK.

Në një postim të ditës së sotme në rrjetet socieal, deputeti i zgjedhur shkruan se fenomeni i përfshirjes së botës së krimit në administratë dhe “gllabërimi” i financave publike ende vazhdon. Po ashtu ai shton se administrata dhe shumë agjensi shtetëror, reaguan politikisht kundër, madje dhe bënë përpjekje për përçarje në marrëdhëniet  organizative në PS.

Postimi i plotë i Petro Koçit:

TA HEQIM PARTINE NGA DUART E MALIQEVE TE ADMINISTRATES.

Jemi ne prag te investimit te trete te energjise politike dhe njerezore te Edi Rames dhe Partise Socialiste. Nje pergjegjesi madhore kombetare, shteterore dhe morale qeverisese.
Nje nga sfidat e ketij mandati te ri eshte performanca e administrates dhe bashke me te lufta ndaj korrupsionit. Para me pak se nje muaj i dhashe ze politik nje fenomeni prepotent ne Fier, zgjatjes se duarve te botes se krimit ne financat publike. Bera nje deklarate te ciles nuk i heq asnje presje. Hodha ne publik nje britme te vete publikut.
U munduan te ma kompromentonin. Disa u versulen ta perkthenin ne larje hesapesh, te tjere ne ceshtje personale, te tjere si perpjekje per kompromis te piset. U fut ne loje dhe Saliu duke me perzier me standartin e tij qe me 200 mije euro fshin prapanicen e vet. U pershfaqen disa pale politikomediatike me interesa te caktuara financiare ne treg. Sigurisht po ti perkisja ndonje interesi te tille do isha nje gojembyllur i rendomte. Por si ja kam thene edhe Sali mavrise kam vendosur te vdes qytetar e njeri e jo i pasur. Palet nga nxitimi nxoren ne shesh nje sere aferash me interes per agjensite e zbatimit te ligjit. Edhe per vete SPAK un me te cilin pata nderin te kontaktoj. Cuditerisht administrata e shume agjesive shteterore qe veprojne ne Fier reagoi politikisht kunder ketij denoncimi. U bene perpjekje qe te futej ne krize marredhenia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize. Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite. Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kunder. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrine e administrates kunder. Prisja shume me pak vota. Por kjo i dha shprese njerezve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i sherbimeve do vinte ne lartesine e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit. Kjo ishte nje nga arsyet qe rezultati ne Fier ishte me i miri ne gjithe qarkun. Tani qe ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administrates dhe partive, apo mes administrates dhe pushtetit te zgjedhur. Per kete mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta. Te shpetosh nga ky konflikt interesi eshte njera nga rruget per te luftuar korrupsionin ne jeten publike. PS eshte instrument politik ne krah te qytetareve. Mandati i trete i energjise Rama po afron!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular