Rei Manaj ka arritur diçka të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares falë paraqitjeve dinjitoze me gol në miqësoret e verës me skuadrën katalanase, ka arritur të federohet në La Liga me ekipin e parë të Barcelonës.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Barcelonës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku deklaron se në ekipin e parë janë federuar Memfis Depaj, Erik Garsia dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.
Lushnjari 24-vjeçar spikati me paraqitjet e tij ku realizloi tripletë në miqësoren ndaj Gimnastik dhe ndeshjen pasardhëse një gol tjetër ndaj Gironës.
PANORAMASPORT.AL