BallinaKronikeKufoma që u gjet në pyjet e Trebishtit, enigmë identifikimi. Ja çfarë...

Kufoma që u gjet në pyjet e Trebishtit, enigmë identifikimi. Ja çfarë thonë banorët e zonës

spot_img
spot_img

Askush nuk e di kujt i përket kufoma e gjetur në pyjet e Trebishtit. As banorët e zonës dhe as Policia nuk kanë të dhëna se kujt i përket kufoma e dekompozuar.

Ka qenë një bari i zonës që ka pikasur kufomën mes pyjeve dhe që ka njoftuar kryeplakun e fshatit dhe inspektorin e Policisë për zonën e Ostrenit.

“Me datë 13.08.2021, rreth orës 11:05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar). Vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Dibrës.

Shumë shpejt, në vendin e ngjarjes janë ndodhur efektivë të Policisë së Komisariatit Bulqizë, prokurori i Dibrës dhe banorë të shumtë të krahinës.

“Prej 7 vitesh nuk rezulton të kemi banorë të humbur në zonën tonë. Kufoma mund të jetë e këtij viti. Edhe mund ta kenë sjellë prej ndonjë vendi tjetër”, tha ish-kryetari i komunës Trebisht.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe fakteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Deri tani thuhet se kufoma i përket një mashkulli, fati i të cilit nuk dihet si ka përfunduar në pyjet e Bulqizës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular