Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend.
“Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, që vijnë nga 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗲̈ sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të paraqesin një test 𝗥𝗧-𝗣𝗖𝗥 negativ COVID-19 të bërë në 𝟳𝟮 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit” njofton ministria.
𝗡𝗴𝗮 𝗸𝘆 𝗿𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹 𝗽𝗲̈𝗿𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻:
-Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;
-Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
-Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;
-Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
-Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes;
-Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare.