Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot me një nga thëniet e njohura Hasan Prishtinën, në ditën kur ai ka vdekur 88 vite më parë, në një atentat në Selanik.
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, është shprehja që ka postuar Meta në rrjetet sociale dhe shkruan:
“I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë”.
Meta e ka vënë theksin tek plaga aktuale e shoqërisë shqiptare, ajo e shpopullimit.
“Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe. 🇦🇱”, thekson kreu i shtetit.