BallinaKronikeVIDEO/I gjakosur dhe me gisht të thyer, i riu del i tronditur...

VIDEO/I gjakosur dhe me gisht të thyer, i riu del i tronditur para gjykatës: Më masakruan policët

spot_img
spot_img

I arrestuar 3-ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar, i dyshuar si autor i kultivimit të fidanëve cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të këtij fshati, 36-vjeçari Lulzim Shallari është njohur sot me masën e arrestit.

Ai ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kishte dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk ishte autori i kultivimit. Edhe pse Prokuroria e Beratit ka kërkuar për 36-vjeçarin Shallari masën e sugurisë “arrest në burg”, gjyqtarja Lutfie Çelani ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë”, kohë e mjaftueshme sipas gjyqtares që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.

36-vjeçari ka hyrë në Gjykatën e Beratit i dhunuar dhe me gjak, ai ka hyrë me këmbë të copëtuar dhe të gjakosur dhe me gisht të thyer. Sapo ka dalë nga salla e gjyqit, Shallari ka deklaruar se është rrahur dhe masakruar nga efektivët e policisë së Skraparit.

Shallari ka deklaruar se ështê dhunuar edhe gjatë arrestimit të tij në banesë por edhe gjatë 72-orëve të qëndrimit në paraburgim,vetëm për të pranuar autorësinë e krimit.

I ati i tij shprehet se djali është i pafajshëm, dhe se implikimi i tij në kultivimin e lëndëve narkotike nuk qëndron.

“Po më kanë qëlluar, policia e Skraparit”, shprehet 36-vjeçari, ndërkohë që babai i thotë; ”Mos u mërzit o bir, se nuk ke bërë asgjë, do vish në shtëpi. Je i pafajshëm”. Kultivimi i lëndëve narkotike është kthyer në një shqetësim serioz në qarkun e Beratit, ku mbillet kryesisht në zonat e thella të Skraparit dhe pranë malit të Tomorrit./Faxnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular