BallinaAktualitetVIDEO/Muzikanti grek operohet në mënyrën e pazakontë, i bie buzukut gjatë ndërhrjes...

VIDEO/Muzikanti grek operohet në mënyrën e pazakontë, i bie buzukut gjatë ndërhrjes në tru

spot_img
spot_img

Dimitris Kyrtsos, një muzikant i njohur grek iu nënshtrua një operacioni të vështirë në kokë për heqjen e një tumori. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është fakti se ai zgjodhi ta kryente këtë operacion duke luajtur buzuki. Siç shpjegon 37-vjeçari nga Veria, ideja për të pasur me vete instrumentin e tij muzikor të preferuar gjatë operacionit erdhi kur ai pa pacientë të tjerë jashtë vendit në operacione të ngjashme në tru, duke luajtur muzikë.

Duke parë video në YouTube me operacione të ngjashme, pashë një burrë që po operohej duke luajtur një kitarë dhe një tjetër duke luajtur një violinë gjatë operacionit. Mendova “pse jo unë?”. Ia sugjerova mjekut tim, dhe pas shumë diskutimeve vendosëm që operacionin ta kryenim me instrumentin tim të preferuar.

Mjekët treguan se ai nuk ishte nën anestezi të përgjithshme, që do të thotë se ishte i vetëdijshëm, duke zgjedhur për këngën e parë “Mavromata mou”, të cilën ia kushtoi gruas së tij. Dimitris Kyrtsos filloi të luante bouzouki në moshën tetë vjeç. Në moshën 15 vjeç ai filloi të punojë në mënyrë profesionale, duke marrë pjesë në grupe muzikore, në këngë të ndryshme në Greqinë Veriore, ndërsa për një kohë të gjatë ai prezantoi një shfaqje muzikore televizive në një kanal lokal në Selanik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular