Italia e Jugut tashmë prej ditësh është e përfshirë nga zjarret që ka përfshirë pyjet e e Kalabrisë, si dhe në ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës. Të mërkurën, temperatura në juglindje të Sicilisë arriti pothuajse 49 gradë Celsius, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Sipas mediave italiane zjarri tani po lëviz në veri ndërsa 25 familje u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe zjarret u përhapën nëpër rezervatin natyror Monte Catillo, pranë periferisë romake të Tivoli.
Fire 🔥 #Italia 😥 #valleluce pic.twitter.com/YL95azVX3m
— ⠍⠈⠉⠅⠑⠗⠻ domenico (@di_cicco) August 13, 2021
Raportohet gjithashtu se zjarret në pyje shpërthyen gjatë natës pranë qytetit të Otrantos, në Italinë juglindore, ku një vendpushim bregdetar aty pranë u evakuua për shkak të tymit, dhe rruga bregdetare në jug të Otrantos u mbyll për qarkullim.
Dje, kryeministri Mario Draghi premtoi ndihmë financiare për komunitetet e prekura nga zjarret dhe një plan veprimi për restaurimin e zonave pyjore të shkatërruara, si dhe përpjekje për të rritur aftësinë e Italisë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore që kërcënojnë më shumë zonat rurale.