Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka shansin e artë, që të debutoj ditën e sotme në La Liga, me fanellën e Barcelonës.
24-vjeçari, është në dispozicion të trajnerit Kuman, teksa alternativat e pakta në repartin ofensiv, i kanë rritur ndjeshëm shanset për një aktivizim të mundshëm të shqiptarit, në përballjen ndaj Sosiedadit.
Gjithsesi është ende e paqartë, për shkak të situatë kaotike në klub, se çfarë numri do të mbajë lushnjari mbi shpinë. Në një hulumtim në faqen zyrtare të La Ligës, Manaj rezulton pa foto dhe pa numër, ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës.
Në orët në vijim pritet që këto të dhënë të përditësohen dhe të zbulohet kështu se cili do të jetë numri që Manaj do të mbajë mbi shpinë. Momentalisht numra të lirë janë 10 e Leo Mesit dhe 25 që kryesisht përdoret nga portierët.