BallinaAktualitet“Hojna”, shqiptarja me të cilën u dashurua Gerd Myler

“Hojna”, shqiptarja me të cilën u dashurua Gerd Myler

spot_img
spot_img

Ditën e djeshme u shua një nga legjendat e futbollit gjerman i madhi Gerd Myler. Ish-sulmuesi dhe idhulli i Bajern Munihut dhe kombëtares gjermane mbylli sytë pas një sëmundje të rëndë si Alzhaimer.

Disa e dinë dhe disa të tjerë  jo por Gerd Myler ka patur një histori dashurie në Shqipëri. Një histori e cila lindi në dhejtor të vitit 1967 kur  Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur eleminatoret e Europianit “Itali 1968”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesja e Gjermanisë ishte akomoduar në vendin më luksoz për kohën, atë të hotel Dajtit.

Ky ishte edhe vendi ku lindi historia e dashurisë së Myler me një punonjëse të hotelit me emrin “Hojna”. Në atë kohë ishte një ngjarje e pabesueshme, fjalët u shpërhapën si era.

Katër vite më vonë Gerd Myler rikthehet sërish në Shqipëri ku do të luante me Gjermaninë Perëndimore

Takimi luhej për kualifikueset e Europianit “Belgjikë 1972”. Gjermania akomodohet edhe një herë në hotel Dajti, ndërsa në atë ndeshje Muller shënoi golin e vetëm të takimit.

Muller e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri si vizitor i thjeshtë, hyrja në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ishte një privilegj vetëm për ata persona që kishin motive diplomatike.

Ky ishte edhe fundi i asaj dashurie të cilën komunizmi e ndaloi, kontaktet e sulmuesit gjerman me punonjësen e Dajtit që kishte fituar zemrën e sulmuesit më të fortë në Europë. Megjithatë shpresa nuk shuhet dhe në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave dhe shorti e vë përballë finlandezëve të HJK Helsinki. Pak ditë pas shortit në zyrat e klubit finlandez, mbërrin një kërkesë e veçantë. Gerd Muller kërkon të bashkohet me skuadrën pavarësisht se kishte katër vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.

“Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për t’u takuar me të dashurën time…”-kishte thënë asokohe Gerd Myler. Kërkesa refuzohet dhe tratativa Muller ­HJK dokumentohet nga gazeta finlandeze Iltalehti./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular