Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit të kaluar bëri të ditur se hoqi plot 15 kilogramë. Ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukje, gjersa është komentuar mjaft shumë për linjat trupore.
Krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.
Në mesin e përgjigjeve që pranoi, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) pranoi një mesazh nga një ndjekëse që kishte të bënte me peshën e saj.
“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, është mesazhi që ka pranuar.
“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, u shpreh Fifi.
Siç thekson, artistja duket se ka marrë shumë mesazhe të tilla që tanimë i janë bërë edhe të bezdisshme.