BallinaBotaJanë në prag të rimarrjes së pushtetit në Afganistan, kush janë udhëheqësit...

Janë në prag të rimarrjes së pushtetit në Afganistan, kush janë udhëheqësit e talebanëve?

spot_img
spot_img

Ata që kanë udhëhequr talebanët kanë qenë gjithmonë të fshehur, madje edhe gjatë sundimit të tyre në Afganistan nga vitet 1996 deri në 2001.

Tani që ata duket se janë në prag të rimarrjes së pushtetit, po rendisim disa nga krerët kryesorë të kësaj lëvizje.

Haibatullah Akhundzada, udhëheqësi më i lartë

Haibatullah Akhundzada u emërua udhëheqës i talebanëve, me një kalim të shpejtë të pushtetit tek ai, pasi një sulmi amerikan me dron që vrau paraardhësin e tij, Mullah Mansour Akhtar, në 2016.

Para se të vendosej në krye të këtij grupi, Akhundzada ishte një figurë fetare e profilit të ulët. Mendohet nga të gjithë se ai është zgjedhur për të shërbyer më shumë si një figurë shpirtërore, se sa të luajë rolin e një komandanti ushtarak.

Pasi u emërua udhëhqës suprem, Akhundzada mori një premtim për besnikëri nga shefi i Al Kaedës, Ayman al-Zaëahiri, i cili shprehu shumë lëvdata për studiuesin fetar, duke e konsideruar atë si një “emir të besimtarëve”.

Në drejtimin e tij Akhundzada ishte ngarkuar me një detyrë të madhe, ku ai do të mundësonte bashkimin e fraksioneve, veçanërisht pas një lufte të madhe për pushtet që filloi pas vrasjes së paraardhësit të tij dhe faktit që udhëheqja e talebanëve e kishte fshehur vrasjen e themeluesit të talebanëve Mullah Omar për vite me radhë.

Profili publik i tij ka qenë i kufizuar, përveç mesazheve vjetore që publikonte gjatë festave islame.

Mulla Baradar, themelues i lëvizjes

Abdul Ghani Baradar u rrit në Kandahar – vendlindja e lëvizjes talebane.

Ashtu si shumica e afganëve, jeta e Baradarit u ndryshua përgjithmonë nga pushtimi sovjetik i vendit në fund të viteve 1970, duke e shndërruar atë në një kryengritës.

Ai besohet se ka luftuar krah për krah me klerikun Mullah Omar.

Të dy do të themelonin më pas lëvizjen talebane në fillimin e viteve 1990, mes rrëmujës dhe korrupsionit të luftës civile që shpërtheu pas tërheqjes sovjetike.

Pas rënies së talebanëve në 2001, Baradar besohet të ketë qenë në mesin e një grupi të vogël kryengritësish, të cilët iu drejtuan udhëheqësit të përkohshëm Hamid Karzai me një letër që përshkruante një marrëveshje dhe ku theksohej që talebanët do ta njihnin administratën e re.

I arrestuar në Pakistan në 2010, Baradar u mbajt në paraburgim, por pas presionit të ushtruar nga SHBA-të, ai u lirua në vitin 2018 dhe u zhvendos në Katar.

Ai u emërua shef i zyrës politike të talebanëve dhe mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së tërheqjes së trupave ushtarake me amerikanët.

Sirajuddin Haqqani, kreu i Rrjetit Haqqani

Djali i komandantit të famshëm të luftës me sovjetikët, Jalaluddin Haqqani.

Sirajuddin është nënkryetar i lëvizjes talebane, ndërsa drejton edhe rrjetin e fuqishëm Haqqani.

Rrjeti Haqqani është konsideruar nga SHBA-të si grup terrorist, i cili është parë prej kohësh si një nga fraksionet më të rrezikshme që luftojnë forcat afgane dhe ato të drejtuara nga SHBA-të në Afganistan, përgjatë dy dekadave të fundit.

Grupi është i njohur për përdorimin e kamikazëve dhe që besohet se ka orkestruar disa nga sulmet më të rënda në Kabul.

Ky rrjet është akuzuar gjithashtu edhe për vrasjen e zyrtarëve të lartë afganë dhe mbajtjen peng të disa qytetarëve perëndimor, të cilët ishin rrëmbyer për të marrë shpërblim kundrejt lirisë së tyre, mes personave të rrëmbyer ka qenë edhe ushtari amerikan Boëe Bergdahl, i liruar në vitin 2014.

Mullah Yaqoob, pasardhësi

Ai është djali i themeluesit të talebanëve, Mullah Omar.

Mullah Yaqoob kryeson komisionin e fuqishëm ushtarak të grupit, i cili mbikëqyr një rrjet të gjerë komandantësh në terren të ngarkuar me ekzekutimin e operacioneve strategjike të ushtrisë në luftë.

Prejardhja dhe lidhjet e tij me babanë – i cili gëzonte një status të ngjashëm me Zotin si udhëheqës i talebanëve – shërben si një simbol i fuqishëm dhe e bën atë një figurë bashkuese mbi një lëvizje të gjerë.

Sidoqoftë, spekulimet mbeten të shumta në lidhje me rolin e saktë të Yaqoob brenda lëvizjes, pasi disa analistë argumentojnë se emërimi i tij në vitin 2020 ishte thjesht kozmetik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular