Pesë persona humbën jetën nga kaosi i krijuar në aeroportin e Kabulit të hënën, sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Talebanët morën Kabulin të dielën pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke i dhënë një fund tronditës një fushate dy dekadëshe në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ishin përpjekur të transformonin Afganistanin. Forcat e sigurisë të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan brenda pak ditësh, madje edhe para tërheqjes së trupave të fundit amerikane.
Mijëra afganë të frikësuar nga rikthimi i sundimit taleban po përpiqen të largohen nga vendi përmes aeroportit ndërkombëtar të Kabulit. Videot në rrjetet sociale shfaqen qindra njerëz teksa vraponin, ndërsa ushtarët amerikanë shkrepën të shtëna paralajmëruese në ajër
Një tjetër video tregoi një turmë që shtyhet për të hapur rrugën drejt një shkalle duke u përpjekur të hipte në një aeroplan dhe me disa njerëz të varur ne kangjella.