BallinaBota“Po djegin diplomat dhe po blejnë burkat...”/ Fundi i lirisë, çfarë po...

“Po djegin diplomat dhe po blejnë burkat…”/ Fundi i lirisë, çfarë po ndodh me gratë në Kabul

spot_img
spot_img

Të dielën, herët në mëngjes, po shkoja në universitet për një orë mësimi kur një grup grash dolën me vrap nga konvikti i grave. I pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe njëra prej tyre më tha se policia po i evakuonte sepse talebanët kishin mbërritur në Kabul dhe ata do të rrihnin të gjitha gratë që nuk mbanin burka.

Të gjithë donim të ktheheshim në shtëpi, por nuk mund të përdornim transportin publik. Shoferët e taksive nuk na linin në makinat e tyre sepse nuk donin të merrnin përgjegjësinë se po transportonin gra, shkruan The Guardian.

Më keq ishte situata për gratë të strehuara në konvikt, të cilat vijnë nga jashtë Kabulit dhe ndiheshin të frikësuara me hutimin se ku duhet të shkonin.

Ndërkohë, burrat që qëndronin përreth, po talleshin me vajzat dhe gratë, duke qeshur me tmerrin e tyre

Shkoni dhe vishni chadarin (burkën) tuaj,” thirri njëri. “Janë ditët tuaja të fundit të daljes në rrugë,” tha një tjetër.

“Unë do të martohem me katër prej jush brenda një dite,” tha një i tretë

Me mbylljen e zyrave qeveritare, motra ime vrapoi me kilometra të tëra nëpër qytet për t’u kthyer në shtëpi.

“Unë mbylla kompjuterin, ku i shërbeva njerëzve dhe komunitetit tim për katër vjet, me shumë dhimbje,” tha ajo.

“E lashë tryezën time e përlotur dhe u thashë lamtumirë kolegëve të mi. E dija që ishte dita e fundit e punës sime”

Unë kam mbaruar pothuajse dy diploma të njëkohshme nga dy nga universitetet më të mira në Afganistan.

Unë duhet të isha diplomuar në nëntor të këtij viti nga Universiteti Amerikan i Afganistanit dhe Universiteti i Kabulit, por këtë mëngjes gjithçka më doli para syve.

Kam punuar kaq shumë ditë dhe netë për t’u bërë personi që jam sot, dhe këtë mëngjes kur arrita në shtëpi, gjëja e parë që unë dhe motrat e mia bëmë ishte fshehja e ID -ve, diplomave dhe certifikatave tona. Ishte shkatërruese. Pse duhet t’i fshehim gjërat me të cilat duhet të ishim krenarë? Në Afganistan tani nuk na lejohet të njihemi si njerëzit që jemi.

Si grua, ndjehem sikur jam viktimë e kësaj lufte politike që burrat filluan. U ndjeva se nuk mund të qesh më me zë të lartë, nuk mund të dëgjoj më këngët e mia të preferuara, nuk mund të takoj më miqtë e mi në kafenenë tonë të preferuar, nuk mund të vesh më fustanin tim të preferuar të verdhë apo të vë buzëkuqin rozë.

Nuk mund të shkoj më as në punën time ose të përfundoj diplomën universitare që kam punuar me vite për ta arritur.

Më pëlqente të bëja thonjtë. Sot, teksa po kthehesha për në shtëpi, i hodha një sy sallonit të bukurisë ku shkoja për manikyr. Dyqani, i cili ishte zbukuruar me fotografi të bukura të vajzave, ishte boshatisur brenda natës.

E tëra që pashë rreth meje ishin fytyrat e frikshme të grave dhe fytyrat e shëmtuara të burrave që i urrejnë gratë, të cilët nuk i pëlqejnë ato të arsimohen, të punojnë dhe të kenë liri.

Më shkatërruesja për mua ishin ata që dukeshin të lumtur dhe talleshin me gratë. Në vend që të qëndrojnë pranë nesh, ata qëndrojnë me talebanët dhe u japin atyre edhe më shumë fuqi.

Gratë afgane sakrifikuan shumë për lirinë e vogël që dispononin. Si jetime unë thurja qilima për tu arsimuar.

U përballa me shumë sfida financiare, pasi kisha shumë plane për të ardhmen time. Nuk e prisja që gjithçka të përfundonte kështu.

Tani duket se më duhet të djeg gjithçka që kam arritur në 24 vitet e jetës sime. Të kesh kartë identiteti apo çmime nga Universiteti Amerikan është e rrezikshme tani; edhe nëse i mbajmë, nuk jemi në gjendje t’i përdorim. Nuk ka punë për ne në Afganistan.

Kur krahinat u shembën njëra pas tjetrës, unë po mendoja për ëndrrat e mia të bukura vajzërore. Motrat e mia dhe unë nuk mund të flinim gjithë natën, duke kujtuar historitë që nëna ime na tregonte për epokën e talebanëve dhe mënyrën se si ata i trajtonin gratë.

Unë nuk e prisja që ne do të privoheshim përsëri nga të gjitha të drejtat tona themelore dhe të ktheheshim 20 vjet pas.

Pas 20 vitesh luftë për të drejtat dhe liritë tona, ne tani jemi në kërkim të burkave dhe të fshehim identitetin tonë.

Gjatë muajve të fundit, ndërsa talebanët morën kontrollin në shumë provinca, qindra njerëz ikën nga shtëpitë e tyre dhe erdhën në Kabul për të shpëtuar vajzat dhe gratë e tyre.

Unë isha pjesë e një grupi studentësh të Universitetit Amerikan që u përpoq t’i ndihmonte duke mbledhur donacione në para, ushqim dhe nevoja të tjera

Nuk mund t’i ndalja lotët kur dëgjova historitë e disa familjeve.

Njëri kishte humbur djalin e tyre në luftë dhe nuk kishte para për të paguar taksinë për në Kabul, kështu që ata e dhanë nusen e tyre në këmbim të transportit. Si mund të jetë e barabartë vlera e një gruaje me koston e një udhëtimi?

Sot kur dëgjova se talebanët arritën në Kabul, ndjeva se do të bëhesha skllave. Ata mund të luajnë me jetën time si të duan…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular