Qeveria e Kosovës që nga e diela ka nisur angazhimin për të identifikuar kosovarët që ndodhen në Afganistan.
Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se deri në mesditë ka kontaktuar me tre kosovarë që ndodhën në Afganistan.
MPJD-ja ka thënë se kosovarët janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar. “MPJD është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje. Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, thuhet në njoftim”, thuhet në një komunikatë nga MPJD-ja.
Po ashtu kjo ministri ka bërë publik edhe numrin ku qytetarët duhet të lajmërohen. “MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur”, thuhet në njoftim./Zëri