Ndërsa talebanët po marrin në kontroll gjithçka, Kabuli është në kaos. Qindra qytetarë afganë, të frikësuar për jetët e tyre kanë nxituar nëpër pikat kufitare dhe aeroporte për tu larguar nga vendi.
Një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku pretendohet se bien njerëz nga avioni në hapësirë. Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia flet për dy persona që bien nga avioni teksa ai ngjitet. Gjithsesi, duhet thënë se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.
Ndërkohë më herët u treguan pamje ku tregohej kaosi në aeroportin e Kabulit, ku qindra afganë vrapojnë për të hyrë në avion dhe për tu larguar nga vendi